• |
ide | kryesore

Robert Redford tërhiqet nga aktrimi

Paparazzi, Slider



Robert Redford ka vendosur t’i thotë ‘lamtumirë’ skenave.
Aktori 81 vjeçar, ka thënë se do dalë në pension pas filmit të tij të fundit “The Old Man and The Gun”, (Plaku dhe pushka), drejtuar nga regjisori David Lowery. Konfirmimi erdhi nga një intervistë ekskluzive në revistën Entertainment Weekly. “Kam që 21 vjeç që e bëj këtë punë. Do thoja që është mjaftueshëm”, ka deklaruar aktori fitues dy herë i çmimit Oscar.
Por mund të vazhdojë karrierën si regjisor.
E kishte deklaruar që në 2016-n, duke thënë se pas dy filmave të tjerë (i pari ishte “Shpirtrat tanë natën”, i cili doli vitin e shkuar) do të braktiste skenat e filmave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *