• |
ide | kryesore

Rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve, problem aksidentet e hedhjet në det

Lajme, Të fundit



Në vlerësimet e qendrës kombëtare të urgjencës për renditjen e rasteve të menaxhuara, rezulton se aksidentet rrugore dhe trumat e hedhjeve nga lartësitë në det zënë vendin e parë. Drejtori i qendrës kombëtare të urgjencës Skënder Brataj shprehet se në një muaj 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Aksidentet rrugore dhe trumat e shkaktuar nga hedhjet në det nga lartësitë janë rastet më të shpeshta të urgjencave mjekësore. Në të dyja rastet e trumave, pasojat janë fatale ose invaliditetit i shkallës më të lartë. Gjatë muajit korrik urgjenca kombëtare mjekësore ka kryer 21 misione nga ajri dhe 12 mijë persona kanë telefonuar 127 për të kërkuar urgjencën ose sugjerimet e mjekëve.

Ka pasur 12.323 thirrje. Një fakt shumë shqetësues është se shtimi i turistëve në zonat e plazhit po na krijon probleme me aksidentet, ai me ato rrugore por mbi të gjitha me aksidentet në ujë. Kemi pasur disa raste me qytetarë të huaj të cilët, sidomos në 2-3 raste kanë qenë qytetarë polakë, kanë pësuar trauma të rënda të kolonës dhe në disa raste kanë ngelur të paralizuar.” – tha Skënder Brataj.

Drejtori i shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, Skënder Brataj tha se gushti ka nisur gjithashtu me raste të shumta të urgjencave mjekësore, ku vetëm javën e parë 3200 persona kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.



1 Comment

  1. Bre, bre sa te liq jeni!!!!!!
    Nuk ndaloni se bere propagande te ndyre kunder turizmit dhe direkt kunder te ardhurave te popullit.
    Ne fund te te fundit populli nuk do t’ja dije kush eshte ne pushtet, ai do te ushqehet.
    Nese keni divergjenca me Ramen drejtojuni atij dhe politikes tij, por jo duke i hequr buken e gojes dhe masakruar popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *