• |
ide | kryesore

Shkëmbim territoresh me Serbinë/ A do takohet Haradinaj me Ramën?

Lajme, Të fundit



Qëndrimi i Ramush Haradinajt për një marrëveshje me Serbinë që përfshin ndryshim të kufijve të Kosovës duket i ndryshëm nga ai i Hashim Thaçit, sepse kur pyetet nga gazetarët, Haradinaj përmend luftën.

Megjithatë ai ka qenë në një vizitë surprizë sot në Vlorë ku është pritur nga kryebashkiaku Dritan Leli. Arsyet e vizitës së Haradinajt në Vlorë mbeten të paqarta, megjithëse për gazetarët ai përsëriti qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës duke përmendur sërish luftën.

“Hapja e temës së kufijve e pa pranueshme për mua. Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë”, tha Haradinaj.

Mbetet për t’u parë nëse Haradinaj do të takohet me kryeministrin Rama që po pushon aty pranë dhe akoma më kuriozitet ngjall pyetja se: A do ta përmendë sërish luftën Haradinaj edhe pas takimit me Ramën?

Prej kohësh është spekulluar për rolin e kryeministrit Rama në një marrëveshje të fshehtë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç që synon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga qeveria shqiptare ka vetëm një prononcim të shkurtër të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati që ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e ka konsideruar si “hapjen e kutisë së Pandorës”.

 



1 Comment

  1. UNE MEDOJ SE JO SEPSE MARJONETAT E TIJ E PREGATISIN SITUATEN E TILLE QE MOST TE TAKOHET POR HARADINAJ DO NDERROJ MENDIM KUTU DO JEMI LEVAT E FILOGREGUT RAMA E KANE PREGATIT KETE SKENAR PUTIN ERDOGAN VUCIC RAMA THACI DHE SOROS JANE NE NJE MEDJE I BEJN PRESION EUROPES PLAK DHE SHBA QE NE FAKTE NE SHQIPERI NUK KA PERFAJQESUES AI QE ESHTE ESHTE SORJAN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *