• |
ide | kryesore

Shpallet në kërkim pronari i lokalit, ku u helmuan 39 dasmorë

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit shpalli në kërkim Manol Musajin (administrator i lokalit Laguna Blu), 32 vjeç, një ditë pasi AKU i vuri drynin lokalit, ku 39 shtetas të cilët kanë qënë pjesmarrës në dasëm, kanë shfaqur siptoma helmimi e janë paraqitur në urgjencën e spitalit.

Sipas informacioneve policore, te helmuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për egzaminime të mëtejshme”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 288, 180 të Kodit Penal.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *