• |
ide | kryesore

Vetingu i kapur? Reagojnë ndërkombëtarët: Të ndalet presioni, nuk do tolerohen…

Lajme, Të fundit



Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaron prerazi se nuk do tolerojë asnjë presion dhe influencë ndaj procesit të vetingut. Reagimi për Vizion Plus vjen pasi javët e fundit procesi ka qenë preh e akuzave të politikës. Pas disa vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë vënë re përplasje qëndrimesh mes liderëve të partive kryesore politike në Shqipëri.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk spekulon mbi akuzat që lidhen me procesin e vetingut. Përgjithësisht ONM mendon se procesi i vetingut po zhvillohet brenda kuadrit ligjor dhe bazuar në zbatimin e parashikimeve ligjore. ONM do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces. Çdo përpjekje për të influencuar procesin e vetingut, ose përpjekje për të intimiduar punën e institucioneve të vetingut, nuk do të tolerohen”

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka funksion ekzekutiv mbi vendimmarrjen e komisionerëve të vetingut, por vetëm rol këshillues. Dy kanë qenë rastet kryesore kur është rekomanduar apelimi i vendimeve të vetingut. ONM nuk ka mbështetur konfirmimin në detyrë të krerëve të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja dhe atij të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

“ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik të apelojë kundër vendimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese. Komisioneri Publik ka ndjekur këtë rekomandim dhe ka dorëzuar apelimin për këtë rast. Baza për këtë rekomandim, nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë shtrihet në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast. Më 6 Gusht 2018, u rekomandua apelimi mbi të njëjtat baza, për rastin e kreut të Gjykatës së lartë, i cili u konfirmua në detyrë me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 Korrik 2018. Është përsëri në të drejtën e Komisionerit Publik të vendosë ose jo të ndjekë këtë rekomandim” 

Të pyetur nga Vizion Plus mbi vendimet për shkarkimet e njerëzve të drejtësisë, vëzhguesit ndërkombëtarë, theksojnë se procesi po monitorohet me kujdes.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së analizojnë çdo dosje të vetingut. Kur në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë një gjë të tillë, ashtu siç ka ndodhur. Bazuar në nenin 65, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit të Vetingut, është në kompetencë të Komisionerit Publik të vendosë nëse do ndjekë ose jo rekomandimin. ONM beson se trupa e Apelit do të rishikojë tërësisht të gjitha çështjet që shqyrton” 

Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit procesi i vetingut po zhvillohet në përputhje me parashikimet në aneksin e kushtetutës dhe ligjin e Vetingut. Prej nisjes së procesit, zbatimi i tij është mbajtur nën mbikëqyrjen e drejtimin e vëzhguesve ndërkombëtar, të cilët janë prezent në të gjitha institucionet e Vetingut. Prej ditës së parë të nisjes së punës, nënvizohet fakti se ONM ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha organet, duke vënë re se anëtarët e tyre qenë të përkushtuar për të çuar përpara procesin.



4 Comments

  1. E akuzes qe vjen nga politika?? Behuni me realist, vertet nga politika, po vetem nga njera ane. Kujtojn idiotat se duke ngritur zerin do tu bejn presion te huajve. Qelbesirat po mallkojn diten qe votuan vetingun.

  2. Vetingu i rregullt? Shume mire, neser Edi Rama me qelbesirat e tij nuk do te kene arsye qe te thone se jane te akuzuar dhe denuar nga politika

  3. Vetingu duhet te kishte filluar nga politika sepse gjyqtqre e prokurore ata i emerojne ata bejne cdo gje qe ju thot politika paqavure veting drejtesi kur te shkojne ne burg dhe konfiskim i pasurive ku ti kene te te gjithe politikaneve te korruptuar pastaj te vine gjyqtare e prokurore peshku qelbet nga koka jo nga kembet na e keni shpifur por zoti vonon por nuk harron zullumqatet kudo ku te jene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *