• |
ide | kryesore

Arrin në 93 numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi

Lajme, Të fundit



Numri i të vdekurve nga zjarri që shkatërroi zonat afër kryeqytetit të Greqisë, Athinë, në fund të muajit të kaluar, ka arritur në 93. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.

Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.

Viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.

Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.

Derisa 8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *