• |
ide | kryesore

Bllokohen 27 ton miell gruri më origjinë greke, dokumentacioni nuk garanton sigurinë

Lajme, Të fundit
Ushqimi_-_Miell_dhe_Gruri.jpg



Një sasi prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AKU.

AKU thotë se do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *