• |
ide | kryesore

Bllokohet 27 ton miell i dyshimtë në Kakavijë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Bllokimi është bërë në Pikën Doganore Kakavijë

“Trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi” informoi AKU

Gjithashtu do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Kjo është ngarkesa e tretë e miellit me origjinë greke që bllokohet brenda disa ditësh.



1 Comment

  1. Keni besim të madh tek greku dhe keni me ia pa hajrin.
    Tashti poqese arrini me kuptue se çfar mut malli u shesin ata ,shkoni ke serbiçet se ata e kane me nji cilesi edhe
    shume ma te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *