• |
ide | kryesore

Courtois fton në Madrid Hazard dhe i kërkon falje tifozëve për këngën anti-Real

Sport



Thibaut Courtois puthi fanellën e Real Madrid gjatë prezantimit në Santiagfo Bernabeu dhe më pas i kushtoi vëmendje Eden Hazard, të cilin e ftoi një ditë të bashkohet me të në Madrid.
‘Ai është shumë i lumtur që arrita këtu, sepse e dinte që ishte ëndërra ime,’ tha portieri duke zbuluar edhe se Hazard e telefonoi për ta përgëzuar. ‘Ai është një lojtar i madh dhe nëse do të vinte këtu një ditë do të ishte fantastike.’

Një falenderim për Chelsea nuk mund të mungonte: ‘Dua ti them faleminderit për vitet që kalova aty. Ishte objektivi im të fitoja Premier League dhe e fitova dy herë kështu që jam i lumtur për këtë. Thjesht kisha nevojë për një sfidë të re.’

Courtois i kërkoi falje tifozëve të Real Madrid për një këngë që kishte kënduar për merengues kur luante për Atletico Madrid.
I pyetur për këngën anti-Real të kënduar gjatë festimeve të Atletico Madrid për fitoren e Copa del Rey kundër skuadrës së Jose Mourinhos në 2013, belgu u përgjigj: ‘Kam kërkuar e kërkoj ndjesë përsëri. Është dicka nga ato që mund ta bësh kur je i ri. Isha gati fëmijë në aventurën e parë në Madrid. Tani jam i pjekur. Kam fituar dy tituj me Chelsea dhe me ka ndihmuar të rritem.’




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *