• |
ide | kryesore

Dyshimet/ A qëndron SHBA pas idesë të rishikimit të kufijve?

Arkiva, Kryesore



Prej kohësh në disa media po qarkullon, më shumë në formën e thashethemit sesa të një burimi të konfirmuar, se në takimin historik të Helsinkit, në 16 korrik, mes Trump dhe Putin është diskutuar edhe për hipotezën e rishikimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, që është ndezur ditën e fundit falë deklaratave të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçicit. Në fakt ministria e jashtme Ruse e përgënjeshtroi këtë hipotezë dhe e konsideroi këtë lajm si një nga shumë të pavërtetat që kanë qarkulluar rreth samitit që u mbajt në Finlandë.

Por, me kthimin nga një vizitë në Uashington, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, konfirmoi se për herë të partë në 30 vjet, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për një kompromis mbi çështjen e Kosovës dhe se kjo mund të përbëjë bazën për rivendosjen e marrëdhënieve më të afërta SHBA- Serbi.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Gjithçka perveç Thaçit 

Vëzhgimi/ Si po planifikohet ndarja e Kosovës?

Ç’është ky ndryshim për të cilin flet Daçiç dhe a i duhet besuar atij?

Nga ana tjetër edhe në Prishtinë, mbështetësit e idesë së Hashim Thaçit këmbëngulin me forcë se presidenti kosovar nuk mund ta hidhte këtë hap me kokën e tij dhe se atij i është hapur drita jeshile diku. Këtyre zërave u bëri jehonë së fundi edhe revista prestigjoze amerikane Newsweek e cila nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar po parasheh zgjidhje që më parë i refuzonte kategorikisht.

“Serbia po synon qetësisht zgjidhjen e çështjes me një shkëmbim territoresh dhe propozimi nuk është përjashtuar plotësisht”, shkruan revista duke shtuar: “Marrëveshja nënkupton që Veriu i Kosovës do të shkëmbehet për Luginën e Preshevës. Marrëveshja nënkupton që Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të dy vendet do afrohen më shumë me Bashkimin Europian”.

Më poshtë ajo nënvizon: “Shumë thonë se ideja e shkëmbimit të territoreve po fiton vlerësim në qarqet politike të Uashingtonit, madje edhe tek disa politikanë në Prishtinë. Sir Ivor Roberts, ish ambasador i Britanisë në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se shkëmbimi i territoreve do jetë mënyra e vetme për të bindur Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës… SHBA ka kundërshtuar tradicionalisht ndarjen në rajon, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Donald Trump”.

Ndoshta në këtë prizëm duhet parë edhe deklarata e djeshme e Departamentit të Shtetit, e cila u bë flakë për flakë pas prononcimeve të Thaçit dhe Vuçiçit (lexo te plote ketu).

Në atë që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i pohoi Zërit të Amerikës, binin në sy dy elementë kryesorë. Si kurrë ndonjëherë më parë, pas deklaratave të forta të dy liderëvë ballkanikë, nga përtej Atlantikut nuk u përmend parimi i shenjtë i mosndryshimit të kufijve, që ka qenë një nga themelet bazë të pas luftës së ftohtë. Dhe e dyta, aty zgjidhja i lihej në dorë palëve: “thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues”, thuhej në deklaratë.

A është ku ndryshimi për të cilin Ivica Daçiç foli pas vizitës në Uashington? A e ka vënë ky ndryshim në lëvizje Hashim Thaçin?

Disa shenja të zbehta kanë filluar të duken. Por nëse vërtet ka një ndryshim të ri politikash në periudhën Trump, kjo do të fillojë të kuptohet më mirë pas takimit të radhës Thaçi- Vuçiç në shtator.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Normalisht SHBA nuk duhet te mbeshteste kete ide, sepse ky do ishte vetem fillimi i ndarjeve te tjera. Serbia do merrte Republiken Serbe ne Bosnje, veri -lindjen e Malit te ZI, si dhe do na nxiste ne shqiptareve te ndanim Maqedonine, dhe te merrte edhe Serbia nje pjese te saj,zonat rreth Kumanoves. Ndersa Rusia ne anen tjeter do merrte Abkazine dhe Osetine nga Gjeorgjia, pjesen juglindore te Ukraines. E pse SHBA do i leverdiste ky forcim i ruso-serbeve? Pra normalisht bie kjo ide.
    Por ne anen tjeter, duke dit tipin e paqendrueshem te Trumpit, qe eshtte edhe anti-musliman, Serbia do e shfrytezoje kete, duke i bere propganda dhe duke ia numeruar se sa faqezinj tane shkuan luftuan ne Siri, se si u dogj Kisha serbe ne 2004(nga agjentet e serbeve por qe ne fund ia faturuan shqiptrareve),se si populli serb ishte vetem kudner administrates se Klintoneve dhe jo kunder SHBA,por qe tani e do Trumpin shume(bile ka bere dhe nje mozaik gjigand ne Mitrovice per Trumpin) dhe jane gati te behen aleat te SHBA nqs ia ploteson kete deshire te ndarjes se Kosoves etj..Pra frike dhe shqetesim ka, sidomos nga guximi qe tradhetari Thaci mori,dhe ne fakt ai mund te shantazhohej vetem nga nderkombetaret(Gjykata Speciale) dhe jo aq shume nga serbet.
    Gjithashtu ndoshta SHBA e shikon si me me interes te vetin zgjerimin territorial te aleateve te saj(dmth shqiptareve) ne drejtim nga lindja, pra nga Presheva-Bujanovci, ku si rrjedhim i shkembimit do ngushtohej(e qe pastaj mund te monitorohet me lehte nga amerikanet) korridori sllav Serbi-Maqedoni,e edhe enderra serbo-kineze per te ndertu kanalin qe e nxjerr Danubin ne detin Egje… Por nuk besoj se SHBA do na kthejne shpinen. Ata e dine qe aleat me te mire se ne nuk gjejne, dhe e dine qe serbet gjithmone do jene anti-Amerike dhe pro Rusi. E dine qe shqiptaret po shtohen, dhe serbet po zhduken. E dine edhe qe shqiptaret nuk do bien dakord e as nuk do telerojne ikjen e Trepces dhe Ujmanit,dhe kjo lufte e re dashje pa dashje do terheq edhe vete SHBA dhe Rusine ne te,dhe gjerat mund te dalin jashte parashikimeve

    1. Atë që keni shkrue asht mjaft interesant për tu lexue.
      Nuk pajtohem me ju kur thoni që Shqiptarët vetëm shtohen.Mjerisht e vërteta asht e kundërta e pohimit tuej.Shqinija ka më pak se 3 000 000 banorë sepse vetëm migrojnë jasht vendit dhe nataliteti ka ranë shumë posht.Në Kosovë dhe Maqedoni ndikojnë po të njajtët faktore.
      Për ata që kanë migrue jasht vendit , duhet me e ditun se herët apo vonë ata marrin rrugën (me dëshir ose jo) të çkombtarizimit dhe të asimilimit.!Ketë po e them nga përvoja sepse tanë jetën e kam kalue në dhe të huej q’prej kur linda e deri mësot që i kam ba 60 vjet!!!!

  2. Sllavet kane punuar me vite qe Mitrovicen ta popullojne sepse eshte vendi me i pasur ne Kosove dhe tani duan te marrin cfare munden pasi Presheve-Medvegje dhe Bujanovc jane vec fshatra pa vlera ekonomike dhe duket sikur po na bejne nder me kte levizje.

    1. E vertete.Kane larguar 12 500 shqiptare nga veriu i Mitrovices vetem ne 1999 pas luftes(edhe me ndihmen e francezeve dhe pergjumjen e dorezimin e politikaneve shqiptare-sidomos Thacit), pa perfshire se sa larguan gjate luftes. Lugina e Presheves ka zona te jashtezakonshme turistike, por sic the edhe ti, nuk ka miniera apo burim uji(megjithese flitet per nje katun qe ka ari ne Medvegje, por qe as sbehet fjale qe shkau te na jape). Por e keqja me e madhe eshte se serbet as Luginen e Presheves nuk do na jepnin te plote, pra flitet per vetem 400 km2 nga 1264 km2 sa eshte Lugina e vertete. Por duke ditur vleren e jashtezakonshme te veriut te Kosoves, edhe sikur te na jepnion 1264 km2 Lugine plus territoret e tjera deri ne Nish(Molla e Kuqe), nuk duhet ta japim Veriun e pasur. Po te dime,ato mund ti marrim me vone, duke mbajt veriun gjithmone.

  3. Mos e lodhni ju trurin per keto gjera te lehta,mbas pak del ne konference saliu dhe sqaron te gjithe boten,mbas nje takimi me eksponente te larte boteror ai ka vendosur qe gardhet midis kosoves dhe serbise nuk do te hiqen.per me shume ju salikare prisni konferencen.

    1. bert ik se vuqiq ta kish ber gati pallen e putin dhe erdogan per ta thithur,lere ti saliun por keqyre dhjerjen e stalinit rama dhe jashtqitjen e enverit thaqi.

  4. Pse ju duket ndonje çudi? A shau Rama Trumpin? Tha gje Donald Lu? Jo. U cua ndonjehere populli ta hedhe? Jo
    Ktu eshte baza karave, Sorrosit, Islamikeve, dhe hajduteve. Shperberja e Shqiperise fillon kur qeveriset nganje kar si puna Edi Rames

  5. kujtoni se me erdogana,thaqa,e tjer rusoserb si rama te ngel nje cop tok shqipare pa u coptu.prit kur te del deti tek greku tash.

  6. Natyrisht qe Thaçiç-Vuçiç nuk mund ta shpiknin vete lete ide.
    Sesa efikase do te jete kjo ndarje tashme e pakundershtueshme, koha do ta tregoje. Nese shuan konfliktet serbe ne rajon, do pranuar.
    Ju kujtohet “shakaja” e Trump: “Malazezet apo shqiptaret jane njerez gjaknxehte e mund te shperthejne luftera…”
    Kishte lidhje indirekte me kete qe po hartohej

  7. Mamin ku ta keni kina dhe erdogani e presin e moret vesh ju salikaret e saliut beni trimin ketu,sa here ja keni cu mamin salikarit te madh si puna sekretares se saliut Aida,ju jeni nje race muti shqiptaresh qe vetem per saliun nuk duhet me fol,se ju shqetsohet Mami pastaj,bejani gati mamin per saliun se dhe tani qe ka pjerdh Mami jep ate marifetin dhe opa,Mami mer leket dhe ju salikaret pini bira dhe komentoni ke lapsi.dhe ne fund kur nuk keni argument me mire mos shkruani araK.

  8. Pritni nje sékënd, letrat e Shqiperise per kufijte datojne 1912-13, Konf Londres. Arerihanet nuk ka qene ne tepsi kur jane da muhabetet. Dhe tentativat e sotme per tu imponu me force kane me teper ngjyren e falimentimit se sa te fitores per te rishikuar kufijte.

  9. Në këtë historinë e “korigjimit të kufijve”, kam përshtypjen se dipllomacia serbe po e shfytëzon me dinakëri të madhe përplasjen poltike në BE e SHBA se kush është pro Rusisë, për të realizuar me “marëveshje” ate që Millosheviçi megjithë masakrat që bëri në Kosovë, nuk e realizoi dot. Ndarjen e zonës së pasur të Trepçes e Mitrovicës, për t’ja kaluar shtetit serb.
    Nuk ka besoj asnjë shqiptar aq naiv që të mos ta ketë kuptuar se Millosheviçit nuk i dhimbte zemra as për kishat “serbe” të Deçanit, e as për Luginën e Preshevës.
    Luftën e bëri pikërisht për të serbizuar Mitrovicën e rajonin e pasur përmbi te.
    Jam i bindur se nese në këtë rajon , ndonjë grup specialistësh ndërkombëtarë do të bënin një regjistrim të popullsisë, do të rezultonte se ajo që quhet “shumicë” serbe, në mbi 60% të saj janë serbë të ardhur nga zonat e tjera të ish Jugosllavisë, apo nga enklavat serbe të shpërndara në Kosovë, që pashkëpunuan me ushtrinë e policinë e shtetit të Millosheviçit, në masakrat ndaj shqiptarëve.
    Është pak a shumë po ajo histori si ajo e Srebenicës bosnjake, ku u bë masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore ndaj tyre, e ky qytet ju dhurua të ashtuquajturës “Serbska Republika” të federatës artificiale serbo-bosnjako-kroate pas spastrimit të plotë etnik.
    Nuk kemi parë që ndërmjet “palëve” siç abuzohet nëpër media, të ketë ndërhyrë presidenti Trump apo ministri i jashtëm i SHBA Pompeu.
    I kemi parë si Vuçiçin edhe Thaçin që në mes tyre të kenë “ndërmjetëse” bisedimesh, “ministren e jashtëme” të BE në ikje, socialisten italiane Mogherini që në të njejtën kohë, njihet edhe si “mikeshë” e Ramës.
    Administrata aktuale e SHBA, e drejtuar nga presidenti Trump, si prioritet ka luftën kundër establishmentit të vjetër politik, dhe është nën goditjen e vazhdueshme si të majtës botërore në tërësi,ashtu edhe të mediave të mbështetura financiarisht nga spekullanti multimiliarder Soros.
    Interesat e BE, në kushtet kur kjo organizatë po përçahet e po dobësohet, janë që të plotësojnë tekat e Serbisë e këtë e motivojnë si një lëvizje për ta shkëputur nga influenca e Rusisë.
    Po intrigohet se administrata e Trump, paska hequr dorë nga problemet e Ballkanit dhe ja paska lënë në dorë zgjidhjen e problemeve “palëve”.
    Në fakt tashmë është provuar se ishte administrata e mëparëshme Obama, që dukshëm ja la vetëm BE problemet e Ballkanit.
    Pikërisht me administratën e re të Trump, në Kuçovë po investohet që të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s, e nuk ka budallej që të mashtrohen se SHBA paskej vendosur ta ndërtojë këtë bazë në Shqipëri, për hir të “miqësisë së madhe” që ka me kryeministrin socialist Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *