• |
ide | kryesore

Elbasan, dy të rinjtë përfundojnë në spital me plagë të rënda si pasojë e një sherri me thika

Lajme, Të fundit



Dy të rinj nga një fshat i Belshit kanë përfunduar në spital me plagë të thella, pas një sherri me thika.

Mësohet se një 23-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë bashkëfshatarin e tij, i cili i është kundërpërgjigjur po ashtu, duke e qëlluar me thikë.

Për pasojë dy të rinjtë kanë përfunduar në spitalin e Elbasanit.

Njëri prej tyre, 29-vjeçari Ervin Hysa nga Kajani i bashkisë Belsh, ka marrë 6 plagë të thella, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Ndërsa autori, Përparim Pepa 23 vjeç, ka përfunduar në spital me plagë të lehta.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *