• |
ide | kryesore

Erdogan kërcënon Trump-in nga New York Times: Veprimet kundër nesh mund të n’a bëjmë të kërkojmë aleatë të rinj

Arkiva, Kryesore



Pas tensioneve të fundit mes Turqisë dhe ShBA-së të linduar pas arrestimit dhe etiketimit si terrorist të një pastori amerikan presidenti erdogan i është drejtuar me një shkrim prestigjozez New York Times ku ka kërcënuar ShBA me prishjen e aleancës 60 vjeçare dhe ‘kërkimin e miqve të rinj”. Fati pastorit Andrew Brunson dhe rrefuzimi i Turqisë për ta liruar atë pa një proces gjyqësor e detyroi Uashingtonin të ndërrmerrte sanksione ndaj disave prej ministrave turq. Ankaraja u përgjigj me të njëjtën monedhë, kundër një numri zyrtarësh amerikanë. Dhe deklaratat mes administratës amerikane dhe një prej aleatëve të saj më të zellshëm në gjitin e NATO-s nuk u ndalën. Në këtë klimë Erdogan vendosi të bëjë kërcënimin public në NYT. Përpos temës të pastorit, ai përmend edhe mosmarveshjet mes dy vendeve për ndihmën që ShBA i ka dhënë në armatime kurdëve të Sirisë, si dhe mosdënimin e qartë të grushtit të shtetit në korrik 2016.

Mos e humbni: Ku mund t’a çojë vendin miqësia Rama Erdogan

Por, ajo që duket se e shqetëson më shumë Erdoganin është rasti i Fetullah, Gulenit i akuzuar prej tij si organizator i puçit.
“Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet, është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen nën një marrëveshje bilateral” ka shkruar ai për NYT. Presidenti turk është ndalur gjatë edhe në ditën e grushtit të shtetit: “Më 15 korrik 2016, Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gylen, i cili udhëheq organizatën e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullah, nga një kompleks në Pansilvaninë rurale. Gylenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshëm kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizmi, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit. 251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë.

Surpriza e radhës: thirrja që Erdogan u bën turqve

Nëse “skuadra e vdekjes”, e cila erdhi pas meje dhe familjes sime, do të kishte qenë e suksesshme, do t’i isha bashkuar edhe unë. Populli turk priti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizoheshin me lidershipin e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesnin demokracinë turke, zyrtarët e SHBA-së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi”.
Pikërisht këto motive e kanë bërë Erdogan të deklarojë: “Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj, nëse SHBA-ja refuzon të dëgjojë”. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai ka lëshuar ultimatumin se vendi i tij mund të zgjedhë miq të rinj: “Veprimet e njëanshme të SHBA-ja, aleatja jonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhënia jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternative. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmërisë dhe mosrespektimit, do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj”.



8 Comments

  1. Nuk aris dot te kuptoj propaganden e felliqur Islamofobe qe gatuani per dite ne ate kazan!!!
    America ven sanksione Turqia e ka fajin, America mbeshtet grupe terroriste te summoned Turqia e ka fajin

    1. Ore “i paemer”! A kupton ti se c’fare eshte duke ndodhur, apo flet ne hava?!! Turqia ia ka marre peng 15 shtetas SHBA – se dhe kjo e fundit, si shtet qe eshte, kerkon lirimin e tyre. Sigurisht qe, pasi provoi te gjitha rruget normale diplomatike, SHBA eshte duke aplikuar masa te tjera, gjithashtu ligjore, per te kthyer njerezit e saj ne atdhe. Shkurt dhe qarte, kjo eshte ajo qe eshte duke ndodhur ne mes te dy vendeve.

      1. Kreshnik behet fjale per nje “Pastor” te implikuar ne grusht shteti dhe jo per 15 !!!
        Kur flasim per marje peng te njerzve dhe burgosjen e tyre paa fat ne per burgje sekrete askush nuk eshte mbi AmeriKKKen

        1. C’fare grushti shtei me, ai qe arrestoi dhe burgosi dhjetera mijera vete pa gjyq, gazetare profesore etj etj ..paskeni ik mensh me propaganden e xhamijave…Mjaft duke akuzuar ameriken se mesa duken bathet, Turqia do mbaroje si Kongo!!!

        2. Hajde na spjego cdo te tho0te kjo 1389. e lere politiken e madhe se nuk eshet per ty ,se ty ste rruhet per Erdokarin por je antiamerikan

          1. Anti-Imperialism dhe anti-colonialism cdo dite eshte me mire se te lepish cizmet e diktatorve fashist!!!

        3. .1389! Pertej versionit zyrtar qe pompojne mediat turke te kazanit, ka edhe nje te vertete, te cilen ju mund edhe te mos e dini, apo mbase edhe e dini, porse nuk jua ka enda ta besoni: se bashku me pastorin, rezident prej 25 vitesh ne turqi dhe tashme nen masen ‘arrest shtepie’, jane te arrestuar edhe 15 persona te tjere, zyrtare te konsullates amerikane ne Stamboll, shkencetare, studiues, studente etj, disa prej te cileve me dynenshtetesi amerikano – turke dhe disa te tjere shtetas amerikane. Mbi te gjithe rendon akuza per spiunazh, pjesemarrje ne grupe terroriste dhe implikim ne tentativen per gjoja grushtin e shtetit te 15 korrikut ’16. Pasi jane njohur me dosjet dhe provat e grumbulluara nga prokuroret turq, juristet e Departametit Amerikan te Drejtesise – it kane konkluduar se te gjitha akuzat bazohen ne prova false, te stisura dhe te fabrikuara dhe se shtetasit amerikan ne fjale mbahen nen arrest ne kundershtim me ligjin. Ne fakt, kjo eshte edhe e verteta qe keta shtetas mbahen peng ne turqi, per tu perdorur per shantazh ne lidhje me proceset gjyqesore qe kane filluar tashme ne SHBA per te zbuluar disa nga aferat me te medha korruptive nderkombetare te nje sere zyrtaresh te larte turq.

  2. Erdogan kërcënon Trump-in nga New York Times! A e kercenon dot Trump – i Erdoganin nga ndonje gazete turke? A e kuptuat se kush eshte demokrat e kush autokrat? A e kuptuat se ku eshte media e lire?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *