• |
ide | kryesore

Ermal Meta:Fama nuk më ka ndryshuar

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se nga ana artistike gjithçka po shkon shumë mirë për Ermalin, duket se ditët e fundit diçka tjetër e ka shqetësuar lidhur me koncertet e tij. Duket se ndonjëherë Ermali nuk ka kohë për të komunikur shumë me fansat apo të bëjë foto e t’i takojë ata gjatë mbrëmjeve, e për këtë ata kanë filluar ta quajnë mendjemadh, madje shkruajnë se pas famës ai ka ndryshuar.

Por Ermali nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, e kështu nëpërmjet një “Live” në faqen e tij në Facebook me fansat, u ka treguar atyre arsyet se pse nuk ka shumë kohë dhe mundësi për të folur drejtpërdrejtë me ta.

“Koncertet e përmasave të tilla janë shumë të lodhshme për artistët dhe sigurisht që ka net që janë shumë të ngarkuara. Nëse ndonjëherë nuk ndaloj të bëj foto apo t’ju përshëndes personalisht, nuk do të thotë se jam mendjemadh. Unë jam si të gjithë ju dhe dua që në skenë të jap maksimumin duke i kënaqur njerëzit që vijnë aty për mua. Unë i përgjigjem të gjithëve dhe sigurisht që ndonjëherë mundem dhe ndonjëherë jo, e kjo ka të bëjë me çështjet fizike. Nuk dua t’i jap rëndësi atyre që flasin fjalë të pavërteta, por dua t’i them atyre që më mbeshtesin që unë jam dhe do të jem gjithmonë për ju”. – ka shpjeguar Ermali, për të treguar se edhe ai, si të gjithë të tjerët është një njeri normal që ndonjëherë e ka të pamundur fizikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *