• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjenden 16 predha luftarake në Elbasan, dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore

Lajme, Të fundit



Plot 16 predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në gjatë ditëve të fundit Elbasan. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.

Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rroba esivë më të njohura të këtij qyteti.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Por temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme.

Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha. Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *