• |
ide | kryesore

“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ky është modeli që zbatoi Holanda me Belgjikën

Lajme, Të fundit



“Të ndjekim modelin e Holandës dhe Belgjikës”. Kjo është deklarata që përsërit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sa herë flet për tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës në kuadër të finalizimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, cili është modeli të cilit i referohet ai?

Holanda dhe Belgjika, kanë rregulluar paqësisht kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhur një makth juridiksioni policor në kufi.

Zona e diskutuar kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të fshatit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse.

Nga 2018, kufiri i vendeve kalon tani mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektarë tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fituar rreth 3.5 hektarë tokë.

Ndryshimi u bë pasi një gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë.

Katër vite më parë, një trup pa kokë u gjet në gadishull, dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin pasi ai kish ndodhur në belgjikë. policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka.

“Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht”, tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders pas nënshkrimit të saj.

Sidoqoftë, kufiri holandezo-belg është më pak racional në zona të tjera, me fshatin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që është i ndarë mes për mes me disa biznese e ndërtesa që një pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze.

Të dyja vendet janë anëtare të zonës “Shengen”, çka do të thotë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata është kryesisht një kuriozitet turistik.



10 Comments

  1. Belgjika nuk i ka ‘ fituar’ ato 3,5 hektar toke se i ka blere me cmimin e dites ne tregun Hollandez te tokave.

    Por prap , mos beni krahasime te kota se kemi 2 mentalitete te ndryshme persa i perket ‘ sovranitetit’ , ‘ nacionalizmit’ , ‘ integritetit teritorial’ . Ballkanasit nuk kane dhe nuk do te kene kurre mentalitetin e nordikeve per keto gjera. ‘ KOMPROMISI’ eshte nje fenomen shume me pak i zhvilluar ne ballkan.

    Shprehjet ‘ Tradhetar i kombit’ .. ‘ shiti vendin tek.. ‘ , ‘ kundershtaret na e hodhen ‘ , jane shume te zakonshme ne ballkan.

    Keshtu qe , per mendimin tim , krahasimi eshte i kote.

  2. O Mir, nuk eshte pune mentaliteti. Ta kishte pasur ajo cope toke ne BeNeLux nje miniere ari si ajo e Trepces(qe kerkon te zhvase Serbia), e shihje ti sa merreshin vesh ata qe ti i quan nordike…

    1. O ti i mbyturi nga Mero, po kur vritet vllai me vllain per 2 pellembe toke , mos ka ndonje minjer ari aty ?

      Po kur leme tere fshatin pa uje vetem se tubi i ujit kalon ne token time, mos ka ndonje minier ari aty ?

      Eshte e vertete qe po te ishte nje minier ari aty ku thua ti mbase nuk do te kishte shkembim teritoresh por nuk do te vriteshin deri ne brez te 7 me njeri tjetrin.

      Nordiket kane treguar ne histori se dine ti zgjidhin gjerat shume me mire se ne , me bisedime dhe jo me pushke.

      1. miri o mut ti ike vlla serbet se un jo,po ashtu majko,nano,bello,milena harito,ruqi,braqe,kumbaro,fico etj qelbesira e dhjerje stalini e lenini.ndryshe qfare lyp rama gjdo tre dit tek vuqiq e sorros.

        1. ahahahah pra Ari qenke dhe Na myti Mero Llumi… Pra tani u vertetua qe Ari, NaMytiMeroLlumi dhe Stalini jane nje person qe e mbush , bombardon kete portal me komentet e tij debile.

  3. Nuk ka fare vend per krahasim te tille. Dy qengja kullosin ne paqe me njeri tjetrin ndersa nje ujk me nje qingj kurre.

  4. krahasim koti

    ne tvrasim vetem pse mpe shtremet
    vetem ke ne thojn se po se kisha une as ti mos ta kesh
    ma mir te shof keq ty se sa me pa veten time mir

    jemi 2 rraca te ndryshme o lal

  5. mir bythq.ri don te nderroj 1/3 e kufirit te kosoves me 3 fshatra e nje qytet.te ju ket sherbyer vuqiq rames,thaqit e mirit palla me kokain.

  6. unë jam i një mendimi me thaçin!!
    por nuk do të shkoja për të marrë shëmbull deri në hollandë!do të më mjaftonte zgjidhja që i dhanë qumili dhe kasëmi sinorit të tyre!!bile ata gati sa nuk ishin gati të fillonin L4B,për atë shkak!!
    por qumili si më patriot dhe si më i thekur me vendimmarrje,i bëri një propozim kasëmit!! ti tha ti më jep 2 metro majtas dhe unë të jap 1,5 majtas!bile ti do të kesh të drejtë rrugëkalimi para halesë time,kurse unë do ti bie rrotull!!
    e kështu u morën vesh dy kojshijt!!sidoqoftë qumili fitoi,ja fut kasëmit!!kasëmi duhet të mbyllë hundën sa herë kalon para halesë së qumilit!!
    qumili shkon me dhi sa herë kasëmi kalon para halesë së tij!!
    he robt ku i keni që gjeni shëmbuj të tillë!!”ndryshim kufijsh,belgjikë hollandë”!?
    po pse ndryshim quhen dy pëllëmbë tokë??pse e njëjtë është me atë që po ndodh në kufitrin kosovë sërbi??
    pse mardhënje të ngjashme ka hollanda e belgjika dhe kosova e sërbia??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *