• |
ide | kryesore

Mathew Perry shtrohet në spital

Paparazzi, Slider



Aktori amerikan, Matthew Perry, i njohur për rolin e Chandler në serialin e famshëm të viteve ’90 “Friends”, u operua me urgjencë në Los Anxhelos, për komplikime gastrointestinale. Ndërhyrja shkoi mirë. Zëdhënësi i tij deklaroi për “TMZ”-në se aktori e vlerëson interesin e fansave dhe medies, por kërkon pak privatësi gjatë periudhës së shërimit.

49-vjeçari Perry ka pasur probleme në të shkuarën prej varësisë nga alkooli, si dhe me medikamentet e forta që ka marrë metadon, amfetamina e Vicodin.

Edhe gjatë periudhës së artë të “Friends” abuzonte me substancat dhe vite më vonë, kur kujtonte atë kohë, ka deklaruar se nuk mbante mend thuajse asgjë nga tre sezone të serialit, pasi pinte shumë Vicodin për t’i rezistuar tundimit nga alkoli.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *