• |
ide | kryesore

Ndryshime të mëdha në ceremoninë Oscar

Paparazzi, Slider



Ceremonia e ardhshme e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet më 24 shkurt 2019 dhe do të ketë disa risi. Në edicionin e 91-të do të jepet një statujë e re, “Oscar”-i për filmin më popullor. Ishte vetë “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” që e njoftoi këtë kategori të re, pas rizgjedhjes së presidentit John Bailey.

Gjithashtu, ndryshim do të ketë dhe në kohëzgjatjen e ceremonisë, tre orë në total me gjithë ndërprerjet e reklamave. Ky vendim u mor, pasi edicioni i mëparshëm, ai i 90-të i “Oscar”, që u zhvillua në mars të këtij viti, zgjati rreth 4 orë dhe ishte ndër më pak të ndjekurit e të gjitha kohërave, me 26.5 milionë spektatorë, një rënie prej 19%.

Në komunikimin e “Academy” thuhej: “Po angazhohemi që të realizojmë një show që do të zgjasë rreth 3 orë, duke e bërë “Oscar”-in sa më të aksesueshëm për spektatorët e të gjithë botës. Për të nderuar 24 kategoritë, çmimet do të prezantohen edhe gjatë hapësirave publicitare, të cilat më pas do të transmetohen për publikun gjatë vijimësisë së spektaklit”.

Ndryshimi i fundit i “Academy” është se ceremonia e edicionit të 92-të do të transmetohet më përpara se herët e tjera, më 9 shkurt 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *