• |
ide | kryesore

“Në Shqipëri 400 euro, në Gjermani 1700” infermieri shqiptar tregon punën për mediat e huaja

Lajme, Të fundit



Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.

Djaloshi 23-vjeçar është bërë pjesë e një video-reportazhi në Die Zeit për punën që bën në spitalet gjermane.  Bie në sy krahasimi i pagës në videon e shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale. Si infermier Samedi do të paguhej rreth 400 euro në Shqipëri, kurse në Gjermani paguhet 1700 euro.

Madje Qoshja nuk është personel që paguhet shumë, pasi i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.



3 Comments

  1. Po ku krahasohet standardi i jetes ne Shqiperi dhe Gjermani. Ne gjermani me 1700 euro si te jetosh me 200 euro ne Shqiperi

  2. Gjermania duhet te paguaje kostot e shtetit Shqiptar per formimin e ketyre profesionisteve. Mund te jepen ne formen e investimeve ne arsim dhe shendetesi. Por investime tamam, jo si ka bere deri me sot Gjermania qe ne arsim per shembull, e ka raportin 5% e investimit baze materiale dhe 95% konsulence. Duke qene konsulentet gjithashtu Gjermane, shteti Gjerman e merr perseri 95% te shumes, nderkohe qe ne n’a e konsiderojne si ndihme.

    Shteti Gjerman, nuk mund te marre qyl profesioniste. Dhe nuk mund te n’a caje derrasat qe ka ndihmuar Shqiperine, nderkohe qe 95% te investimeve i ka marre perseri ne Gjermani. Edhe ato 5% te investimeve te mbetura ketu jane baze materiale e amortizuar. Nese nuk paguajne, t’i mbyllen rruget nga shteti Shqiptar.

    Keqardhje per kete palo shtet, qe jo vetem qe nuk di t’i mbaje keta profesioniste, po nuk di te nxjerre as perfitim ekonomik nga kjo histori, qe do ishte e keqja me e vogel.

    Duke qene se palo shteti dhe palo politikanet do duan kohe qe te shporren, te pakten te rrisim ndergjegjjen kombetare dhe vleresimin per veten. Mos lejojme te n’a trajtojne si vende te botes se 3. Se nuk ka ndryshim ne formim e kulture nje Shqiptar mesatar, nga nje Gjerman, apo Francez mesatar. Kafshe qe hedhin plehra rrugeve ka kudo, por po flasim per shtresen mesatare, me edukim mesatar.

    Gjithsesi paga EUR 1,700 ne Gjermani, nuk te ben te jetosh me ndonje standart kush e di se sa me te larte, se me EUR 400 ketu. Vetem qiraja per nje apartament dinjitoz, te shkon EUR 1,000 ne muaj. Se po te jete per te jetuar ne fshat ne Gjermani, me mire jeton ketu ne qytet.

    1. Me pjesen e fundit te komentit tend jam dakrod, por me kete pjesen e pare, me duket sikur paske pire,ose qenke nje anti gjerman i thekur,kush e di per ca arsye. Pse moe ka detyrim Gjermani te te jap ndihma qe na tregon se i ndaka ndihamt 95 % per dicka e 5% per dicka?. pa le edhe i kerkon demshperblim pse po te merr infermieret! Po krijoji kushtet infermiereve vete dhe nuk kane pse ikin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *