• |
ide | kryesore

Pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtares, zbardhet vendimi që liroi 28-vjeçarin nga Vlora

Lajme, Të fundit
ministria-e-drejtesise-1.png



Vendimi i gjyqtares Herila Çela për të zbutur masën e arrestit per 28-vjeçarin Tauland Manaj ka shkaktuar reagime të ashpra. News24 ka zbardhur vendimet për 28-vjeçarin Manaj, i cili është gjykuar për dy cështje nga gjyqtarë të ndryshëm. Konkretisht vendimi që ka dhënë gjyqtarja Çela nuk ka lidhje me perplasjen me armë mes të rinjve në Vlorë në muajin qershor, sikundër u përfol në media.

Për ngjarjen e 27 shkurtit në Vlorë, Tauland Manaj u gjykua nga Gjyqtarja Elona Mihali e cila e la në arrest me burg, dhe pasi e apeloi vendimin, gjyqtarët e Apelit Iliba Bezati, Petrit Aliaj, Brikena Ukperaj vendosën masën arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Në këto kushte gjyqtarja Çela nuk mund të gjykonte për të njëjtën çështje, por ajo e mori rastin në dorë, kur Manaj theu masën e sigurisë dhe u kap në Vlorë në 23 qershor me një sasi të vogël kanabis dhe një arme pa leje në makinë.

 Gjyqtarja Herila Cela vendosi masën paraprake të sigurise arrest me burg për Manajn për akuzën armëmbajtje pa leje, mbajtje të lëndëve narkotike dhe thyerje të masës së sigurisë. Por pas paraqitjes së 3 ekpertizave, rezultoi se Manaj nuk e kishte perdorur armën që i’u gjet në makinë dhe sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, vetëm 0.9 gramë.

Në këto kushte, gjyqtarja vlerësoi se Manaj nuk ishte person i rrezikshëm, dhe lehtësoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Duhet theksuar fakti se prokuroria nuk e informoi gjykatën për vepren penale për të cilën Manaj po mbahej në arrest shtëpie.



2 Comments

  1. Gjyqtarja Herila Cela vendosi masën paraprake të sigurise arrest me burg për Manajn për akuzën armëmbajtje pa leje, Por pas paraqitjes së 3 ekpertizave, rezultoi se Manaj nuk e kishte perdorur armën që i’u gjet në makinë ….Në këto kushte, gjyqtarja vlerësoi se Manaj nuk ishte person i rrezikshëm, dhe lehtësoi masën e sigurisë…………
    Ha,ha,ha………… qe kur mbahet nje arme zjarri per qejf??!!……. a mund te vertetoje gjyqtarja dhe eksperti qe ky person nuk do ta perdorte ne te ardhmen kete arme , qe kane arritur ne konkluzion se nuk eshte i rrezikshem??!!………
    Kodi Penal te denon per armembajtje pa leje, jo per armeperdorim pa leje, sic arsyeton gjyqtarja se nuk e kishte perdorur armen…… Por perderisa nuk ka ligj qe nje gjyqtar qe leshon nje kriminel te shkoje ne qeli ne vend te kriminelit, keto do te degjojme………. ajo nuk eshte per shkarkim , por per burg, sepse kjo dhe qisa gjyqtare te tjere si kjo i kane bere kriminelet te mos tremben ne shqiperinga ligji, dhe dhunojne e terrorizojne njerezit ne rruge e lagje ku banojne………..

  2. Ca te thuash… Pa fjal. Kush ka qef qe ketej e tutje mund te mbaj mitraloza bazuka rraketa hedhse, po kujdes, te pa perdorura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *