• |
ide | kryesore

PD akuza ndaj Erion Veliajt: Po vjedh 14 milion euro me projektin e shkollave me PPP

Lajme, Të fundit



Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mateo Spaho ka hedhur akuza ndaj kryetarit Erion Veliaj ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë Demokratike, Spaho tha se kryebashkiaku i Tiranës vjedh 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP. Sakaq, ai tha se përfituesi i parë nga këto politika të Veliajt, është ndërtuesi i shtëpisë së tij tek Kodra e Diellit.

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës tha se “Ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës t’i japin fund shkatërrinit të qytetit me beton, babezisë dhe vjedhjes së mbuluar me ngjyra të bukura nga simboli i korrupsionit të Tiranës, Erion Veliaj”.

DEKLARATA:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të fusë dorën edhe më shumë në xhepat e qytetarëve të Kryeqytetit dhe t’i grabisë ata duke përdorur si mburojë fëmijet dhe shkollat. Ai po përgatit dhe po zbaton skemën më të madhe të abuzimit me paratë tona, paratë e taksapaguesve, për t’ua dhënë klientëve të tij dhe klienteve të tutorit të tij Edi Rama.

Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend ​të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike, vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore, bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin, sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave me PPP.



2 Comments

  1. Heret u kujtuat , mandati pothuajse ka mbaruar . Ne shtator fillojne ethet e 2019 ndersa ju jeni ne fillimet e 2016 .

  2. Nese nderton shkolla me parate qe vjel nga taksat, hallall Erion dhe mos e suj rumen nga dodolecet e PD-ckes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *