• |
ide | kryesore

Rruga për Llogara në gjendje të mjerueshme, prej vitesh asnjë ndëryrje

Lajme, Të fundit



Edhe pse një prej rrugëve më të frekuentuara në vend gjatë stinës së verës, rruga për në Llogara, segmenti i Dukatit rreth 1 kilometër, prej 6 vitesh është më problematiku.

Pak kohë më parë aty u bë një investim sipërfaqësor, por situata mbetet problematike. Madje drejtuesit e mjeteve rrezikojnë edhe jetën, sidomos natën, pasi zona nuk ka as ndriçim.

Segmenti rrugor Vlorë-Himarë, në zonën e Dukatit është i rrezikshëm, sidomos për ata që udhëtojnë për herë të parë, ose kanë zgjedhur orët e natës për të qarkulluar, shkruan Top Channel.

Në kulmin e sezonit turistik, ky aks rrugor është i ngarkuar me lëvizje, por askush nuk ka bërë investime këtu, duke e lënë gjithnjë për një kohë të dytë rikonstruksionin e kësaj rruge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *