• |
ide | kryesore

Socialista dhe specialista/ Del lista me emrat e zyrtarëve të shkarkuar nga Drejtoria Antikorrupsion

Lajme, Të fundit



Një raport i Task Force-s Antikorrupsion i zbuluar nga Lapsi.al zbulon se shumë zyrtarë që kanë mbajtur poste drejtuese në administratë, disa prej të cilëve socialistë 24 karatësh janë shkarkuar nga detyra dhe disa prej tyre janë dërguar në prokurori për ndjekje penale.

Në raport bien në sy funksionet e drejtuesit të Aluizni në zyrat rurale, bashkë me të është edhe Mariel Murati, ish-drejtor i Aluiznit ne Sarande dhe drejtues i degës së Partisë Socialiste në të njëjtin qytet. Murati është larguar për të njëjtin motiv, shpërdorim detyre.

Një tjetër është ish kandidati për deputet i PS në Shkodër Vilson Masmalaj, ish drejtor i Spitalit të këtij qyteti. Bie në sy në këtë listë edhe Drejtori i Hipotekës së Vlorës, Sokol Bana është pjesë e të njëjtës listë zyrtarësh të dyshuar për korrupsion

Në më pak se dy muaj Drejtoria Antikorrupsion, mësohet se ka kontrolluar 35 institucione, përfshirë një numër drejtorish të rëndësishme si Hipotekat, Tatimet, Aluizni, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në pikat kufitare) dhe Inspektorati i Shëndetit.

Nga kontrollet janë evidentuar shpërdorime detyre dhe veprime korruptive që kanë çuar në shkarkimin e 28 zyrtarve të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues si dhe 6 kallëzime penale.

Ndër personat e shkarkuar përfshihen dhe shumë emërime partiake dhe të promovuar nga rradhët e politikës. Më poshtë është lista e zyrtarëve të shkarkuar nga Task Force Antikorrupsion, e siguruar nga Lapsi.al.

Maj 2018 – shkarkime:
– Drejtori i Hipotekës Krujë (kallëzim penal)
– Drejtori i Bujqësisë Berat
– Drejtori i Bujqësisë Korçë

Qershor 2018 – shkarkime
– Aluizni Tirana rurale
– Aluizni Tirana Jug (ish-drejtuese Besa Spaho, kallëzuar penalisht),
– Drejtori i Aluiznit Tirana 2, Daniel Naço (kallezim penal)
– Besnik Cenko (Tirana Veri)
– Drejtuesit e AKU ne Portin e Durresit,
– Drejtori i Hipotekës Vlorë, Sokol Bana
– Drejtori i Aluiznit Sarandë, Mariel Murati
-Drejtor i Spitalit Qëndror Shkodër, Vilson Masmalaj (kandidat për deputet në listën e Shkodrës)
-Kryeinspektor i Inspektoriatit të Punës Fier, Qamil Kuka./ Lapsi.al



2 Comments

  1. Te pakten po goditen specialistet socialiste prej socialisteve.Shoku Sali jo vetem qe si godiste po i merrte dhe ne mbrojtje specialistet e tij,dmth behej njesh me hajduterine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *