• |
ide | kryesore

Tharje lumenjsh në zemër të Europës, shikoni fotot

Planet



Europa po përballet me një valë të paprecedentë të nxehti, që po than lumenjtë në Gjermani e Zvicër, ndërsa në Britani janë shënuar temperaturat me të larta që prej vitit 1976.

Media ndërkombëtare ka publikuar fotot tronditëse nga tharja e disa pjesëve të një prej lumenjve më të mëdhenj në Gjermani, Rinit.

“Metro” raporton se fotot janë shkrepur në një prej pjesëve më të prekura nga thatësira të Rinit, i cili nis nga Liqeni i Kostancës deh përfundon tek Ujëvarat e Rinit.

Në foto shihet qartë se niveli i lumit, që përdoret edhe për transport mallrash, me anije të mëdha që tashmë kanë ngecur, ka rënë në nivele dramatike.

Pamjet shokuese me shtratin e Rinit që duket si shkretëtirë vijnë pak ditë pas lajmeve se 1 ton peshq është vrarë nga temperaturat e larta në ujërat zvicerane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *