• |
ide | kryesore

U konfirmua në detyrë, ONM kërkon shkarkimin e prokurorit të çështjes “Tahiri” Gentian Osmani

Lajme, Të fundit



Teksa Vettingu për prokurorët e gjyqtarët vijon, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të  Gentian Osmanit, magjistrat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Gentian Osmani.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Prokurori Osmani është një ndër 3 prokurorët që po heton dosjen e Saimir Tahirit. Rikonfirmimi në detyrë të Osmanit erdhi edhe pse rezultoi se nuk justifikonte dot kthimin e një borxhi 20 mijë euro.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *