• |
ide | kryesore

Vuçiç del hapur, kërkon ndarjen e Kosovës në vija etnike

Lajme, Të fundit



Debatet në Kosovë janë nxehur bashkë me temperaturat këto ditë dhe javë të fundit, ndërkohë që frazat më të përsëritura janë ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

Presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, e gjithë kjo në mënyrë paqësore, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë janë përcaktuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të ndryshojnë.

Opozita ndërkohë ka qëndrimet e veta me LDK që thotë se do të kërkojë një interpretim nga gjykata kushtetuese për deklaratat e pamatura, siç i quan ajo, të presidentit. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike.

“Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin lokal N1 të enjten. “Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Qartazi, Beogradi do të donte të kishte të tijën Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, ndërsa Thaçi flet për bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare.

Kanë qenë vetë drejtuesit lokalë të Preshevës ata që e kanë artikuluar qartë dëshirën e tyre por, ndërsa flasin për bashkim, edhe këtu ka një kleçkë. Lugina e Preshevës përbëhet nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me këtë të fundit që drejtohet nga serbët, dhe në rast të një korrigjimi kufijsh, mund të mbetej jashtë.

Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, serbët kanë kryer spastrim etnik në Medvegjë, e si rezultat kanë marrë drejtimin e komunës. Por, një zgjidhje e pjesshme për luginën, thotë ai do të sillte një tragjedi humanitare. Sipas Kamberit, Medvegja është pjesë e trungut etnik shqiptar dhe pjesë e pandashme e Luginës së Preshevës.



6 Comments

  1. Ne mire qe kemi ketà te huajt qe na i sqarojne muhabetet per kufirin,per detin e Shqiperise
    Se te jete per ketà tanet
    Aha kur te na hyje uji nen rrogoz e marrim vesh.

  2. Nqs ndahet Kosova ne vija etnike, efekti do jet domino: Bosnja, Maqedonia, Mali i zi dhe ku i dihet mbase i vjen rradha dhe Greqis. do zoti kan ber nonji plan ne favor te Shqiperis keta te medhenjt se te jet per politikanet tane nuk do kishim as Shqiperin e sotme.

    1. po mor po,”dhe ku i dihet mbase i vjen rradha dhe Greqis. “!?
      ti e llogarit sipas midesë tënde!mide që tërheq nga ty,por po tallogarisësh me midenë e gërkut!?
      kufiri mund të të vijë në shkumbin!!
      të gjitha gjasat janë për këtë të fundit dhe jo për midenë tënde!!
      rama po punon jashtëzakonisht shumë për këtë!!
      ai që quhet “rishikim i paktit detar”,nuk është gjë tjetër veçse pregatitje për dhënjene jugut!!
      mor copat e idiotëve “Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.

      « Mbrapsht
      çfar ritmi duhet me ul,kur vetëm një komnet kam??

      1. me siguri dhe ti po punon per kete gje. paske shum informacione, apo ben pjes te grupi i komentuesve te janulles qe kan qelb gjith portalet shqiptare me propagand percarese. duhet me fillu me monitoru keto IP e kompjuterave.

        1. shqiperia mbi te gjitha
          do të ishte më mirë të kishe një pseudonim më të përshtatshëm,si psh “shqipëria e gomerëve”!!
          më rrofsh hallatet dhe marrsh në gojë hallatet e fishkura të janullës!
          kjo si fillim!
          më pas shko e monitoro IP-të,timi e ka adresën “robt-ku-i- ke”!!
          “paske shum informacione”,thua ti??
          jo moj hale e budallallëkut,nuk kam informacione,thjessht përdor llogjikën!thjesht përdor dijet dhe zgjuarsinë time!!
          është fre e thjeshtë mor idiot i lindur nëse ti kërkon diçka dhe tjetri do ta kërkojë!!dhe duke qënë se dëshira tënde nuk përputhet me fuqinë tënde,kjo dëshirë këthehet në të kundërtën e asaj që ke filluar!!
          duke qënë se ne jemi më të dobët,na kanë nxjerrë bythëjashtë këta idiotë,më mirë tradhëtarë,që ti po ju lëpin bythët,do ta hamë ne tek vëndi!!
          ps:o copë idioti,nuk je i pari që kërcënon,me atë zë të hollë prej të tredhuri,me kontroll IP-je!
          kontrolloje dhe kur ta kesh gjetur adresën e saktë!?
          ec e ma bëj një vizitë!!
          nëse nuk të leverdis,jep adresën tënde dhe vi e të vizitoj unë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *