• |
ide | kryesore

AKU aksion në zonat bregdetare, ndalohen dy furgonë që tregtonin qumësht jashtë standardeve

Lajme, Të fundit



Kontrolli i inspektorëve të AKU ndaj furgonëve që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës, por dhe më gjerë, ka zbuluar disa raste në shkelje.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *