Edhe pse e kaloi procesin e Vettingut, ndërkombëtarët dalin kundër gjykatësit Artur Malaj. Sipas njoftimit zyrtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Artur Malaj.
Më 3 gusht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli kundër DSIK për Malaj. DSIK e konsideronte të papërshtatshëm Malaj për të vijuar ushtrimin e detyrës pasi ishin zbuluar lidhje të tij me elemente kriminalë.
Por një javë pas vendimit, ONM kërkon të rishikohet vendimi i KPK. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ky është rekomandimi i pestë nga ONM për të ankimuar vendimin që iu ka dhënë “OK” 5 subjekteve të rivlerësimit duke kaluar vettingun.
Po lahet muti me shurre i thone kesaj pune , megjithate gjene mire dhe nje bravo ONM-se . Sa me shume ankimime nga ONM-ja se KPK-ja eshte e zhytyr kok e kembe ne llum .