• |
ide | kryesore

AS është i sigurtë, e ardhmja e Modric u vendos

Sport



Inter pret me shpresë deri në fund, duke promovuar atë që mendonte se ishte pika e tij më e fortë në çështjen Modric – kontigjentin kroat, por ndonëse pritet zbardhja e takimit të mesfushorit kroat me presidentin Florentino Perez, gjërat sipas të përditshmes spanjolle AS janë të vendosura.

Lajmet që vijnë nga Spanja nuk janë fare të mira për zikaltrit, që kishin aq shumë besim në vullnetin e lojtarit, për ti shtuar mesfushës së tyre një kualitet të padiksutuar. Sipas ‘As’, shumë afër cështjeve që lidhen me Real, Modric ka vendosur të qendrojë në Madrid pasi ka biseduar edhe me familjen e tij. Në këmbim të besnikërisë së tij, merengues do ti garantojnë rinovimin e kontratës me rritjen e pagesës.

14 milionë për të mbajtur Modric

Do të jetë 14 milionë euro, sipas asaj që zbulojnë burime brenda klubit, oferta e pagesës vjetore që Real është gati ti bëjë Modric për ta mbajtur në Madrid. Aktualisht kroati fiton 10 milionë në vit.

Real ka akordin për Thiago Alcantara

Thiago Alcantara është menduar të ishte alternativa e Luka Modric tek Real Madrid, nëse kroati do të vendoste të largohej. Konfirmimi është i Onda Cero që zbulon se është arritur akordi me mesfushorin spanjoll të Bayern Mynih. Ish-lojtari i Barcellonës është i preferuari i Lopeteguit që e ka stërvitur në përfaqësuesen Under 21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *