• |
ide | kryesore

Bëhu versioni yt më i mirë

Arkiva, Stil



Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme për një mashkull të ketë një paraqitje të rregullt.

Pavarësisht se produkte të ndryshme kozmetike nuk janë esenciale, një paraqitje e pastër është e nevojshme. Kemi shumë vite që kemi dalë nga shpellat dhe jetojmë në një shoqëri moderne që ka rregulla. Kjo pastërti dhe rregullsi është e arritshme duke pasur flokë dhe mjekër të rregullt. Jo të gjithë keni aftësi të mira me përdorimin e gërshërëve dhe makinave të rrojës. Shpesh vendosim të shkojmë te një profesionist që të kujdeset për pamjen tonë.

Nëse flokët mund të rrinë deri në 3 javë pa u prerë, mjekra është shumë më problematike. Brenda javës të gjitha qimet parazitare janë rritur dhe ngjajmë si Tom Hanks te filmi “Cast Away”. Sigurisht të shkosh te berberi një herë në javë, në rastin më të mirë pasi mund të na duhet të shkojmë çdo 3 ditë, është shumë e shtrenjtë. Përfundojmë duke e hequr mjekrën vetë. Mundësisht kemi lënë disa pulla, gjysmat e qimeve na janë shkulur dhe kur shohim rezultatin final… përfundojmë duke marrë briskun e duke e hequr të gjithë mjekrën. Ose ngelemi me gjysmë mjekre pasi bateria e makinës na la dhe nuk mund ta përdorim gjatë karikimit. Shohim veten në pasqyrë dhe dukemi si një 16 vjeçar që është rrudhur para kohe.

Të mos flasim për pjesën tjetër të trupit. Ne meshkujt kemi qime kudo. Jo të gjithë kanë fatin e aziatikëve që nuk janë shumë, për të mos thënë fare, leshator. Të tregohemi të sinqertë nëse dikush nuk do të na shohë lakuriq, as nuk e marrim mundimin për të rruar asnjë pjesë të trupit. Kur është e nevojshme që të merremi me qimet e trupit vështirësia është maksimale. Gjëja e parë që të shkon në mëndje është se me cilën pjesë të trupit do fillosh. E dimë shumë mirë që e njëjta makinë rroje do përfundojë të përdoret për fytyrën pas dy ditësh. Nuk ka kuptim të bësh një dush para se të rruhesh pasi do përfundosh të bësh edhe një tjetër pasi të rruhesh.

Dhe një mendim i tmerrshëm kalon në kokë sa bëhesh gati të fillosh. Sa nga qimet e trupit do të shkulen në vend që të priten? Dhe më e rëndësishme akoma, në cilën pjesë të trupit do të shkulen? Po qimet e kurrizit si do t’i heqësh? Në fund kur ke mbaruar sheh veten në pasqyrë dhe të duket vetja si një njeri tjetër. Del nga dushi dhe sheh që jo vetëm ke lënë disa vende pulla-pulla por edhe je gërvishtur gjithandej. Të shkosh të bësh një depilim te një estetiste? Pse ka dhe për meshkuj?

Boll më! Ka ardhur momenti që të gjitha këto probleme t’i lëmë mbrapa, aty nga shpella ku kemi dalë. Më në fund do të vijnë produkte të reja të cilat do e kthejnë kujdesin për veten në një eksperiencë të këndshme dhe pa dhimbje, ashtu siç duhet të jetë. Philips do të nxjerrë në treg linjën më të re të plotë për “Man Grooming”. Makina rroje për kokën, trupin dhe për të dyja bashkë. Zgjedhja është e juaja për cilin produkt ju duhet. Thojini lamtumirë shkuljes së qimeve. Të gjitha aparatet kanë një tregues baterie, kur është e mbushur plot, nuk ka shumë bateri dhe është e zbrazur. Pa merak është menduar dhe për raste urgjente, shumica e makinave mund të përdoren gjatë kohës që janë në karikim.

Të gjitha makinat për mjekrën kanë një teknologji të re të quajtur “Lift and Trim Sysytem” (sistemi ngri dhe prit) në të cilin një brisk ngre qimen dhe tjetra e pret, për të pasur një efekt të barabartë në mjekër. Tani nuk keni nevojë për një krehër ndërkohë që rruheni ose t’i bini në të njëjtin vend vazhdimisht.

Mund ta bëni por do të ishte e panevojshme. Një nga pajisjet më të mirë në këtë seri të re është modeli BT7210, me një sistem vakumi të integruar. Ajo thith 90% të qimeve, kështu që nuk ka më nevojë të vendosi një peshqir në lavaman ose dysheme. Më pak kohë për të pastruar dhe më shumë kohë për veten.

Në departamentin e trupit ka disa pajisje të reja gjithashtu. Modeli TT2040 ka dy koka të ndryshme në të njëjtin trup.

Njëra është për gjatësinë e qimeve, nga ku mund të zgjidhni 5 opsione gjatësie të ndryshme, ndërsa tjetra është për t’i hequr fare ato. Koka e dytë ka një shtresë hipoalergjike dhe maja të rrumbullakosura për të mos shkaktuar acarime të lëkurës duke qenë se brisqet nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me të. Gjithashtu ka një sistem “Skin Contour” për të gjitha pjesët e rrumbullakosura të trupit si dhe për zonët delikate. Mund ta përdorni këtë makinë në lëkurë të thatë ose të njomë, madje edhe në dush, pasi është 100% kundër ujit.

Dhe së fundmi, për përtacët që i duan të gjitha në një. Ju sugjerojmë modelin MG7720 e serisë “Multigroomers”.

Është një makinë e vetme me 14 krehër të ndryshëm për të gjitha nevojat tuaja: mjekër, baseta, hundë, veshë, flokë dhe trup. Një nga veçantitë e kësaj serie janë brisqet vetë-mprehëse. Dy rreshtat e brisqeve mprehin njëri-tjetrin në çdo përdorim, për të dhënë të njëjtën cilësi si ditën e parë që i keni blerë.

Ka akoma shumë e më shumë risi që Philips sjell për të gjithë ata meshkujt që kërkojnë një pamje të rregullt me mundimin minimal. Për të gjitha nevojat tuaja ka një zgjidhje më të thjeshtë nga çfarë prisnit.

Për më shumë informacion mbi gamën e plotë të produkteve, mund të vizitoni www.malegrooming.philips.com.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *