• |
ide | kryesore

Daddy Yankee, viktimë e grabitjes

Paparazzi, Slider



Daddy Yankee-t i janë grabitur disa zinxhirë floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera këtë javë në Spanjë.

Ndërsa Daddy Yankee ka qenë jashtë hotelit të tij, një njeri i cili mesa duket ka pretenduar para ekipit të hotelit se është vetë këngëtari, ka arritur të futet në dhomën e kompleksit në Valencia e jo vetëm kaq, ai ka bindur punonjësit e sigurisë të hapin dhe kasafortën. Hajduti ka marrë bizhuteritë të cilat kishin një vlerë rreth 2 milionë dollarë dhe 2.500$ cash.

Policia federale ka filluar menjëherë hetimet për incidentin dhe po përpiqet të gjejë identitetin e autorit duke përdorur kamerat e sigurisë, listën e frekuentuesve të hotelit dhe gjurmët e gishtërinjve që mund të jenë lënë në vendngjarje. Reperi i hitit “Gasolina” ndodhet në Europë për turin e tij “Dura”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *