Dalin te tjera detaje nga krimi i rende i ndodhur mengjesin e sotem ne Shkoder, kur shtetasi Fatbardh Lici u ekzekutua me arme zjarri teksa ishte duke pire kafe ne lokal. Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “Të fala!”.
Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte. Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras.
Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.
Ore pse i meshoni faktit qe eshte vellai i anëtarit të Këshillit Bashkiak?
nuk eshte thjesht antare i keshillit bashkiak, ka qene kandidat per deputet ne listat e ps, ka qene i denuar etj. Pak te duket kjo ty? Kerko cik ne google…
Shkodra sot eshte afer Corleones ku familjet mafioze po hane kokat e njeri tjetrit dhe shteti nuk duke fare.
Flm . Nejse nuk qeka ndonje cudi e modhe , mbi 1/3 e parlamentit , bashkive dhe me shume se gjysma e keshillave bashkiak jane mafioz dhe kjo dihet nga te gjithe .