• |
ide | kryesore

DYSHIMET/ Lici u ekzekutua për hakmarrjen e Astrit Kurmemajt

Lajme, Të fundit



53-vjecari që u ekzekutua këtë mëngjes në Shkodër, Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.

Ai u vra gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit.7

Pista kryesore dhe e vetme e vrasjes së sotme në lagjen Guerile në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj, dhe Lici. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt.

Fatbardh Lici u vra pranë shtëpisë së tij, njëjtë si Astrit Kurmemaj 4 vite më parë. Forca të shumta të policisë dhe pika kontrolli janë ngritur ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një automjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Astrit Kurmemaj ishte kapo i bandës së njohur “banda e Gjepalit” veprimtaria e të cilës kulmoi në vitet 1997 – ‘98, dhe është ekstraduar nga Italia në 2006.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *