• |
ide | kryesore

Kapen mallra kontrabandë në Hanin e Hotit, u futë në mënyrë të padeklraruar nga Mali i Zi

Lajme, Të fundit



Kapen mallra kontrabandë në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimi Doganor janë gjetur të fshehura në automjet mallra të padeklaruara, me synim për tu futur në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.

“Pronari i mjetit me inicialet B.B., u arrestua dhe u sekuestruan mallrat e zbuluara si cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente që duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore.

Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege, u krye arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme,”-raporton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *