• |
ide | kryesore

Gjithçka rreth masakrës me armë zjarri në Vlorë. Pse la 8 të vdekur dhe arrestimi i tij (foto-video)

Kryesore, Lajme

8 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës pasditen e sotme, kur Ridvan Zyka hapi zjarr ndaj të afërmve të tij për motive të dobëta.

Gjithçka kishte nisur disa vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti. Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. Debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë. Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi.

Ngjarja e plotë në shkrimet poshtë

Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor, por edhe të banorëve të zonës, i riu, pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur. Menjëherë pas tij ka vrarë edhe gruan e tij, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq, njofton News 24.

Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç. Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar. Sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcës, FNSH, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelenë.

Policia rrethoi zonën e ngjarjes, sikurse mund të shihni nga videot e siguruara nga Lapsi.al më poshtë. Policia ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij duke publikuar një numër telefoni, ndërkohë që efektivët u udhëzuaan të qëllojnë drejt të riut në rast se ai shfaqet i rrezikshëm.

24-vjeçari Ridvan Zykaj është kapur mëngjesin e sotëm. Autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit. Operacioni u drejtua nga nga drejtori i policisë Ardi Veliu.

©LAPSI.AL 

 

12 Comments

  1. Ngushllimet me te sinqerta familjeve te te vrareve. Si eshte e mundur qe nje mosmarreveshje e tille te mos monitorohej nga policet e zones. Si eshte e mundur qe ky i semure te kete ne zoterim nje arme automatike. Shume pyetje shtrohen e mes tjerash si eshte e mundur qe Kryeministri dhe Ministrat akoma rrezitin koqet e nuk shkojne ne vendngjarje tu japin kurajo e ngushllime familjeve te te vrareve.

  2. Duhet te gjithe snajperistet qe kemi te dergohen ne ate zone. Po nuk u vra ai para se te erresohet, ku dihet sa viktima te tjera mund te shkaktoje dhe do jete shume me e veshtire te kapet gjate nates. Urgjentisht te dergohet dhe ushtria po qe nevoja

  3. I semure psiqik, i dehur dhe i armatosur me kallashnikov. Nuk ka kombinim me vdekjeprures. Ndoshta ka edhe ndonje smart phone me vete dhe ndjek lajmet ne internet. Lajmi i mire eshte se sapo ti dale pija dhe marre vesh qe ka ushtrine e policine pas, do te vrase veten, ose ata duhet ta vrasin. I gjalle nuk i hyn ne pune askujt.

  4. Ceshtja eshte nese e kane pergatitur trekembeshim apo ajo …?! Duhet varur me koke poshte , kaq. Pastaj tja bejne si Haxhi Qamilit, ta lyejne me sherbet (mjalti eshte i çmueshem) qe grenxat dhe bletet të bejne punen permbyllese. Ja kshu.

  5. Mendoj qe ky rast horror, i tmershem, nje masaker ne kuptimin e plote te fjales( gati te shfarosesh nje fis te tere), duhet te vere gjithe shtetin ne levizje. Duhet qe personat me probleme te theksuara mendore, te identifikohen dhe te mjekohen. Ligj i forte dhe zbatim i rrepte per ata qe gjenden me arme pa leje. Forcimi i sistemit arsimor ne vend. Sa vjen e me shume, brezi ri po i largohet shkolles. Policia , te plotfuqishmit e zonave, keta elemente me kaq rrezikshmeri, duhet ti mbajne me shume ne vezhgim dhe mos ti nenvleresojne sjelljen e tyre. Ligji i denimit me vdekje duhet te rivendoset, me cdo kusht ne kete vend, ku ka kaq injorance, depresion dhe jeta e njeriut nuk vlen.
    Dhe mbi te gjitha qeverite duhet te jene me te pergjegjshme, per shtimin e investimeve ne zonat rurale, per te kthyer shpresen. Kjo qe ndodhi tregon dhe nje here qe jemi nje shoqeri ne depresion. Nuk kane te sosur, krimet ne familje, dhe nuk ndodh pa ardye. Njerezit kane 1000 probleme, dhe e kane te veshtire te gjykojne. E fundit , media nuk duhet ti jap keto lajme horror. Influencojne jashtezakonisht negativisht ne shoqeri.

    1. Shume dakord me ty. Mediat mos ti japin te gjitha vrasjet qe ndodhin cdo dite, se prishet imazhi i Shqiperise. Kush do doje ta vizitoje Shqiperine apo te na doje, kur shef cdo dite vrasje, e monstra si ky

  6. Lajm tragjik, Ngushellime familjes! Te pakten krimineli qenka arrestu, nje ngushellim sado i vogel per familjen

  7. Bo cfare masakre!!! Mjere ata fatzinj! C’ben arma ne duar te ketyre driteshkurterve… Degjo te rinjte; muhabet droge, trafiku, makinash, kurvash. Degjo burrat; muhabet, pronash,vendedh pune, mashtrimesh, sekserlliqesh. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu