• |
ide | kryesore

Masakra në Vlorë, policia konfirmon 8 viktimat. Autori Ridvan Zykaj

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka dhënë një informacion paraprak për masakrën me 8 viktima në fshatin Resulaj.

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se vec 8 viktimave ka edhe disa persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *