• |
ide | kryesore

Monstra komenton në Facebook, mbi 100 policë e kërkojnë me qen në male

Lajme, Të fundit



Ndërsa Ritvan Zykaj po kalon kohë në Facebook duke parë dhe lexuar atë që shkruhet për të në rrjetet sociale, mbi 100 policië kanë rrethuar zonën përreth fshatit Resulaj.

Por 24-vjeçari e njeh shumë mirë terrenin sepse ka qenë bari. Dyshime ka gjithashtu se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin.

Një grup policësh kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Por nuk përjashtohet mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

Në këtë operacion janë mbi 100 punonjës policie që kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga Ridvan Zykajn, autorin e krimit të 8-fishtë në Resulajt të Vlorës.

Përveç forcave të rendit, në terren janë edhe qentë e policisë, që po kërkojnë të riun.



6 Comments

  1. kush bene vrasje -lixhi i Jemenit -apo i irakut ju nevoitet shqiptarve per se shpejti.ooooooooooooooooooooooooooooooo.

  2. Derisa ben komente ne facebook, tregon se ai eshte ne nje vend ku ka energji elektrike e jo ne shpelle, sepse do te kishte rene bateria e celularit deri me tani. Vec kesaj e habitshme qe kompania celulare nuk e identifikon dot vendodhjen e tij.

  3. Shtet i pa afte dhe per tu tallur. Struktura policie joefiçente plot me punojes e drejtues te pa afte. Imagjino prej 24 oresh mos kapesh dot nje fshatar psikopat nga malesia e vlores, po ne raste terrorizmi nga organizata e celula me nivel te larte pergatitje ushtarake çdo behej!

  4. Ceshtja eshte nese e kane pergatitur trekembeshim apo ajo …?! Duhet varur me koke poshte , kaq. Pastaj tja bejne si Haxhi Qamilit, ta lyejne me sherbet (mjalti eshte i çmueshem) qe grenxat dhe bletet të bejne punen permbyllese. Ja kshu.

  5. Genjeshter e gazetareve se nuk ka bere asnje koment ne facebook.

    Nuk rrine dot pa i ndryshuar lejmet , pa shtuar dicka nga vetja keta gazetaret tane.

  6. Genjeshter e gazetareve se nuk ka bere asnje koment ne facebook.

    Nuk rrine dot pa i ndryshuar lejmet , pa shtuar dicka nga vetja keta gazetaret tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *