• |
ide | kryesore

Personazhet që ndryshuan botën e artit

Paparazzi, Slider



Shumë njerëz kanë punuar fort që emri i tyre të lakohet edhe sot.

Charlie Chaplin ishte një aktor komik anglez, kompozitor i njohur, regjisor filmi dhe ndoshta personaliteti më me ndikim i cili realizoi disa nga filmat më të mëdhenj,qesharakë dhe kritikë gjatë epokës së filmit të heshtur.
James Cameron është regjisor filmi, producent, shkrimtar, shpikës i cili është i njohur mirë për filmat e tij me fitimprurjen më të lartë të të gjitha kohërave: Titanic dhe Avatar. Këto dy filma sollën një fitim 4 miliardë dollarësh.
John Lennon  ishte një muzikant, këngëtar, kompozitor anglez dhe një nga anëtarët themelues të Beatles. Mesazhi i tij i paqes përmes këngës gjatë Luftës së Vietnamit frymëzoi miliona njerëz.

George Lucas një producent, drejtor filmi, skenarist,  shefi ekzekutiv i Lucasfilm, është i njohur mirë për biznesin e tij të veçantë dhe efektet e operas Star Wars, si dhe për karakterin aventurier të Indiana Jones. Ai ështënjë ndër njerëzit më me ndikim që modernizuan botën.  Modesto, Kaliforni.

Alfred Hitchhock ishte një regjisor filmash i cili shpiku disa strategji të përparuara në thrillerin psikologjik të kinemasë britanike, si dhe filmin e heshtur. Ai kishte një stil të veçantë të regjistrimit të filmit, duke përdorur kamera, kapjen e fokusit në shikimin e personit, inkuadrimin dhe redaktimin e pamjes, në mënyrë aq inovative sa arriti të mbajë shikuesit e angazhuar dhe të përfshirë në film.

Elvis Presley është i njohur si personi më me ndikim në kulturën popullore dhe këngëtari më i njohur amerikan i shekullit të 20-të. Ai është i njohur edhe për zërin e tij të veçantë dhe zotërimin e disa zhanreve të tilla si country, baladat pop, gospel dhe blue. Në 1954, ai filloi karrierën e tij duke punuar me pronarin e Sun Records, Sam Phillips, i cili ishte gjithnjë i frymëzuar për të sjellë tingujt e muzikës afrikano-amerikane në audiencën ndërkombëtare.

Michael Jackson ishte një balerin, koreograf, artist dhe krijues i muzikës moderne Pop. Albumi i tij “Thriller” në 1982 është albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Albumet e tij të tjera janë të “Off the Wall” në 1979, “Bad” në 1987, “Dangerous” në 1991, dhe “History” në vitin 1995. Ai fitoi 13 Grammy Awards, 26 Music Awards, rekorde të shumta Guinness.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *