• |
ide | kryesore

Prezantohet Bonuçi/ Këkon të joshë tifozët që nuk i’a kanë falur tradhëtinë e verës së shkuar

Sport



“Edhe kur ika unë lashë zemërën këtu në Torino”. Kështu ka menduar Leonardo Bonuçi të fitojë besimin e humbur të tifozëve pasi u rikthye te Juventusi. Gjatë prezantimit zyrtar, këtë të premte si lojtari i bardhezinjve ai ka vazhduar: “Gjatë vitit të fundit kisha kohë të mësoja se Juventusi është gjithçka për mua, për vitet që kam
qenë këtu. E dija në zemrën time që një ditë do të kthehesha dhe pas një viti u bë realitet”.

I pyetuar nëse do kërkoj falje ndaj tifozëve që nuk i’a kanë falur tradhëtinë e verës së vjetshme ai u përgjigj: “Mendoj se çdo gjë duhet të ndodhë në fushë, jam profesionist dhe duhet të vendos objektivat dhe dëshirat e Juventusit para të miave. Sot, me 10 gusht, nëse do të më ofronin të largohesha nga Juventusi, do të refuzoja” Por ai tha se i kupton ato dhe ndonjë që mund ta vërshëllejë gjtë ndeshjes së parë të Serie A në Torino.

Gjatë prezantimit ojtari shprehet i lumtur për këtë rikthim dhe ka kuptuar se largimi nga Juventus nuk ka qenë diçka e mirë pasi ai thotë se kur ka ikur ka qenë inatosur.  “Raporti me Alegrin është diçka që ndodh gjatë një viti futbollistik. Ne jemi sqaruar, kemi shtrënguar duart dhe përqafuar si në raste të tjera. Në Londër, kur takova trajnerin, i kam kushtuar atë çmim pasi falë tij
jam përmirësuar. Kur u largova, ishte fryt i inatit, por pata fatin që u ktheva falë presidentit Anjeli.

©Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *