• |
ide | kryesore

Rama pro ndarjes së Kosovës? Bild: Eshtë i gatshëm të pranojë idetë e Vuçiç!

Lajme, Të fundit



Edi Rama nuk ka folur këto ditë nëse është pro apo kundër versiont të ndarjes së Kosovës, por sipas asaj që thotë Karl Bild, ish kryeministër i Suedisë, aktualisht kolumnisht për “The Washington Post” qëndrimi i tij është pro idesë së Vuçiç për të marrë territore të shtetit të Kosovës në shkëmbim të njohjes në OKB.

Në një analizë botuar në prestigjiozen amerikane, Bildt zbulon qëndrimin e  Ramës, që siç e quan ai është pro idesë së Vuçiç.

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, sic me tha mua’ shkruan Bildt për gazetën amerikane.

“Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur per kete ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bildt.

“Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht te luaje me zjarrin.

Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thjsht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”.

Ditët e fundit, të njëjtës ide duket se i është bashkuar edhe Hashim Thaçi i cili nuk e artikulon të plotë, por ka hapur debatin duke u përqëndruar në idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Deri tani nga qeveria shqiptare ka pasur vetëm një reagim zyrtar i artikuluar nga Ministri jonë i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili e ka quajtur këtë një hap pas dhe ka nënvizuar rrezikun e hapjes së Kutisë së Pandorës në Ballkan, një simbolikë për rrezikun e nxitjes së luftrave në rajon.©Lapsi.al



7 Comments

  1. JO AI NUK ESHTE I GATSHEM POR ESHTE ORGANIZATORI I KESAJ CESHTJE PER TI BER KARSHELLEK AMERIKEN DUKE U MBROJTUR NGA KU VLAHUTIN DHE TE GJITHE SORJANET E EUROPES NGA VUCIC -THAC-PUTIN-ALEKSANDER SOROS E TE GJITH BASHKE KETE E BEJNE SEPSE JEMI -JANE LIDER GLOBAL .KY RAMA ESHT FILOGREG I PASTER VUCICI DIHET SA HER EHTE TAKUAR RAMA VUCICSOROS .DHE SE FUNDMI THIRREN DHE HARAJDNAJN NE SHQIPERI DHE FALANGRAT E RAMES E TAKUAN I THANE SE CDUHET BTE BEJ SEPSE PERNDRYSHE E DIN AI CFARE TE BEJNE KETA EDHE AI HARADINAJ DO E NDERROJ FJALEN SHUME SHPEJT…………………..

  2. Nuk besoj se do dali politikan tjeter ne Kosove apo Shqiperi qe te perkrah idene(tradhetine) e Thacit. Kunder idese se Thacit kane dale edhe miqte e tij dhe politikanet kryesore ne partine e Thacit si Veseli, Edita Tahiri, apo Xh.Haliti. Edhe ne shqiperi te gjithe duket se jane kudner tij, te djathte e te majte. Sepse ketu nuk eshte puna a i dole ne krah aleatit politik apo shokut ne nje rast te veshtire, Ketu behet fjale per territore, per interest kombetar. Keshtu qe mos t’i dale asnje ne mbrojte tradhetarit Thaci,perndryshe perlyhet edhe vete ne tradheti…. Edhe Carl Bild (dikur jo shume perkrahes i Kosoves,bile serben u munduan ta bejne aleat te tyre) mbron interesin e Kosoves dhe flet me mire se Hashim Thaci.

  3. DESHA TI PYES DU KRYEMINISTRAT PER FOTON QE ESHTE KUTU SHUME TE QESHUR RASTI RRALLE MES SHQIPTARVE DHE SERBEVE MAS VALL NGA KETU LINDI IDEJA E LIDERVE GLOBAL RAMA-VUCIC PER HAPJEN E KUTIS SE PADRONES

  4. DESHA TI PYES DU KRYEMINISTRAT PER FOTON QE ESHTE KUTU SHUME TE QESHUR RASTI RRALLE MES SHQIPTARVE DHE SERBEVE MAS VALL NGA KETU LINDI IDEJA E LIDERVE GLOBAL RAMA-VUCIC PER HAPJEN E KUTIS SE PADRONES
    E KAME THE POR JO PER FOTON KETE E KAME THENE QE NE FILLIME TE KESAJ CESHTJE QE RAMA ESHTE IDEATORI GLOBAL

  5. “” Bild: Eshtë i gatshëm të pranojë idetë e Vuçiç! “” Opo ky vdes per tu hap pak bythesh dhe eshte i gatshem te vesh minifundin pak pushtet (dhe jo vetem ky por te gjithe politikanet tane).

  6. Rama dhe Thaci e kan mbush kupen. Ne qofte se shqiptaret ne dy anet e kufirit jane popull i civilizuar duhet te ngrihen urrgjent dhe ti zhdukin te dy nga politika dhe te ju behet veting i hollesishem se pervec tradhtare jane hajna teper te pasur. pastaj kush te doje te fitoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *