• |
ide | kryesore

Të shtënat me armë në Kanada, mes të vdekurve 2 policë

Planet



Katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar në lindje të Kanadasë, në qytetin Fredericton me orën lokale 7:00, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.

‘Fox Neews’ shkruan se të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat, mes tyre thuhet se janë edhe dy policë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes rrethoi zonën, dhe u ka bëri apel banorëve që të mos dalin nga banesat.

Policia e Fredericton ka shkruar se “një i dyshuar” tashmë është në paraburgim, ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse po kërkohet për një tjetër person të përfshirë në ngjarje.

“Asnjë nga emrat e viktimave nuk janë bërë të ditura. Ju lutem vlerësoni faktin se ky është një moment i vështirë për familjet e viktimave dhe për kolegët tanë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion kur mundemi”, – shkruajnë autoritetet në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *