• |
ide | kryesore

U vetëshpall muxhahedin, Majko: Amerikanët më këshilluan të shtoj rojet!

Lajme, Të fundit



Media amerikane Fox News ka bërë me dije se ministri i Diasporës Pandeli Majko është i kërcënuar dhe i është kërkuar që të shtojë sigurinë personale.

Agjentë të shërbimit sekret iranian duket se kanë vënë nën shënjestër ministrin shqiptar të Diasporës. Të paktën kjo është ajo që bëhet me dije nga vetë Majko gjatë një interviste për “Fox News”.

Në një artikull të Fox News thuhet:

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt dhe shtoi se nuk ka frikë.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë dhe Holandë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Për regjimin e Iranit, muxhahedinët janë kërcënim i sigurisë së brendshme pasi kërkojnë rrëzimin e sistemit dhe zëvendësimin e tij me një model demokratik.

Në Fox News përfaqësues të muxhahedinëve thonë se kanë informacione se në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *