• |
ide | kryesore

Vettingu/ Flet ambasadorja gjermane: Verifikimi i pavarur dhe me standarde të njëjta forcon drejtësinë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, vlerëson procesin e vetingut, i cili, sipas saj, po prek nivele të larta të sistemit të drejtësisë.

Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania”, – u shpreh dje ambasadorja gjermane Susanne Schütz, në faqen e ambasadës gjermane në “Facebook” për ecurinë e procesit të vetingut.

 Ambasadorja Schütz shton se, “unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë”.

Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje edhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarde të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë”, – shprehet ambasadorja Schütz.

Ajo kërkon që menjëherë pas këtij procesi vetingu, të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë dhe të plotësohen vendet vakante në gjykata. “Prandaj, është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim, Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë, duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE”, shkruan ambasadorja Schütz në “Facebook”.



3 Comments

  1. ca ambasadore. ku i gjejn kto mor aman. fix mall per shqipri. o ambasadore, eja me pastro shtepine se te paguaj mire. po duhet te jesh e zonja

    1. or karuc me tru te hekurosur , eeeeeeejjjjjjjj eshte gjermane or kar , jane mbi njerezor dhe jo funderrina qe i merr era .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *