• |
ide | kryesore

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra e sotme

Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e sotme. Gjithçka kishte nisur disa vite më parë kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 4 pula deti.

Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. Debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë. Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor, por edhe të banorëve të zonës,

I riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur.

Fill pas tij ka vrarë edhe gruan e tij, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç. Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelene.

VIKTIMAT

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit) /bw



1 Comment

  1. Keni pese ore qe riperseritni po te njejtin lajm na thoni kush jane komshijte e ketij mostres cfare mendojne per ngjarjen pastaj kaloni nga shoqeria dhe keshtu kaloni dhe nja pese ore te tjera.nga babalja ka lajm dini gje ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *