• |
ide | kryesore

Milan inkason përsëri, Andre Silva transferohet tek Sevilla

Sport



Pas Bonucci e Kalinic, Milan përshëndet edhe André Silva. Sevilla dhe klubi kuqezi kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez në Spanjë me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes të fiksuar në 35 milionë euro. André Silva ka zbritur në aeroportin e Malagas e më pas ka mbërritur në Sevilla me makinë, ndërsa është pritur nga Drejtori Sportiv i andaluzëve, Caparros. Pasi ka kryer vizitat mjekësore portugezi ka firmosur edhe kontratën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *