• |
ide | kryesore

City, klubi që shpenzoi më pak në merkato: “Nuk kishim para”

Sport



Të duket e cuditshme që një frazë e tillë i takon një klubi që në merkato ka bërë gjithnjë cmenduri. Por ndodh edhe kështu dhe Josep Guardiola duhet të bëjë llogaritë me vetëm një lojtar të blerë në këtë sesion të merkatos.

Tekniku i City megjithatë nuk i frikësohet rolit të favoritit në startin e Premier League. “Nuk ndjej asnjë presion. Kam 9 vjet që bashkëjetoj me idenë e të qenit favorit” ka deklaruar tekniku katalanas si përgjigje ndaj Jurgen Klopp, trajnerit të Liverpool. Ky vit parashikohet të jetë më i vështirë për spanjollin edhe për faktin se Citizens në merkato janë përforcuar vetëm me Mahrez, i blerë nga Leicester për 60 milionë: “Nuk kishim para të investonim – tha Guardiola – operacionet janë shtyrë për më vonë”.

“Nuk kishim para të shpenzonim, ndoshta sezonin e ardhshëm do të jemi më aktivë. Shpenzuam shumë vitin e kaluar (mbi 300 milionë) për lojtarë të rinj, duke investuar për të ardhmen. Kishim 7-8 lojtarë mbi 30 vjec e duhet të rifreskonim organikën” theksoi tekniku. “Lojtarët më treguan se mund të besoj tek ata. Mendoj se kemi një skuadër të mirë” përfundoi Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *