• |
ide | kryesore

Debat për penalltinë, Sanchez tentoi ti rrëmbente Pogba 11 metërshin

Sport

Asgjë nuk duket se e qetëson Manchester United, madje edhe fitorja në debutimin në kampionat kundër Leicester. E në qendër të vëmenedjes është gjithnjë ai, Paul Pogba. Këtë herë kontradiktat janë gjithnjë me Alexis Sanchez, por jo më për financat, por për 11 metërshin.

Pavarësisht se fituesi i Kupës së Botës ishte caktuar si goditës i penalltive dhe kapiten kundër Leicester, sulmuesi kilian provoi shanset e tij. The Sun tregon se ka patur një debat mes të dyve në momentin e 11 metërshit me Sanchez që është lutur shtatlartit francez për një mundësi shënimi.

Pogba nuk hoqi dorë nga goditja e duke fshehur nervozizmin, shënoi në portën e Kasper Schmeichel. Francezi insistoi se ishte vetëm një debat miqësor dhe se ish-Arsenal mund të godasë penalltinë e radhës.

“Ne nuk kemi një lojtar të përcaktuar, trajneri i vendos emrat por ne vendosim si të ndihemi. Ndoshta herën tjetër do lejoj Alexis të godasë.

Sipas vlerësimit të leximit të buzëve nga komentatori i ndeshjes, Carragher, Pogba duhet ti ketë thënë: “Unë jam kapiteni. Unë godas.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu