• |
ide | kryesore

Dëmtohen dhjetëra shtëpi nga tërmeti, disa familje në qiell të hapur

Lajme, Të fundit



Tërmeti i fuqishëm që ka rënë sot në vendin tonë, ka shkaktuar dëme të shumta në veri të vendit.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi i ka bërë apel shtetit që të ndërhyjë menjëherë, pasi si pasojë e tërmetit janë dëmtuar me dhjetëra shtëpi në bashkitë Klos, Mat dhe Bulqizë.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo shkruan se shumë njerëz kanë mbetur në qiell të hapur.

“Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize.” – shkruan deputetja në Facebook.



1 Comment

  1. Tepër kontradiktore njoftimet mediatike për tërmetin e fundit në Shqipëri.
    Lajmi i parë njoftonte se një termet me manjitude prej 6 ballësh, që hyn në tërmetet e fuqishme, ka rënë me epiqendër 10 kilometra larg Burelit e është ndjerë veç tre shteteve fqinjë Kosovë, Mal i Zi e Maqedoni, deri në brigjet e Italisë. Lajmet e tjera njoftojnë se tërmeti e ka pasë epiqendrën në afërsi të Bulqizës e ishte rreth 5 ballësh.
    Është njoftuar se për fat, nga ky tërmet nuk ka pasur asnjë viktimë e vetëm pak dëme duke dhënë të filmuar vetëm një mur të çarë diku. Fakt është se ky tërmet është ndjerë më së shumti në zonën verilindore, zona më e varfër e Shqipërisë.
    I vetmi vend në botë që i fshihte pasojat e tërmeteve të fuqishme, ka qene Kina komuniste.
    A mos është edhe qeveria “rilindase” socialiste shqiptare, që për të mos marë përgjegjësitë financiare për sanimin e dëmeve nga ky tërmet, po ndikon ne bllokimin e lajmeve mediatike ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *