• |
ide | kryesore

I burgosuri tentoi vetëvrasje, pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës

Lajme, Të fundit



Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Tofik Sinanin, i cili u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen.

Mësohet se shtetasi me inicialet T.D. tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë.

Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP-së nuk u lejua të hyjë në burgun e Fushë Krujës.

Kujtojmë se para 10 ditësh në burgun e Fushë Krujës u dhunua dhe i dënuari Adriatik Lala, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarje fshihet policia e burgut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *