• |
ide | kryesore

Itali, plagoset me armë zjarri shqiptari në La Spezia

Lajme, Të fundit
Itali, murin, ndërkombëtar, Itali



Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në La Spezia të Italisë, raportojnë mbrëmjen e sotme mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur e populluar “Canaletto”, para një bari, raporton “Gazzetta di Parma”.

Shqiptari është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë.

Sipas raportimeve të para, i plagosuri u transportua në spitalin Sant’Andrea të Spezia-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Karabinierët kanë rrethuar zonën ku ndodhën të shtënat. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

Gazzeta Di parma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *