• |
ide | kryesore

Modric “i burgosuri” i Perez në Madrid

Sport



“Modric se queda”, Modric qendron, është konkluzioni i mediave sportive spanjolle. Për ditë me radhë As e Marca kanë mbajtur situatën e kroatit në vëmendje dhe tashmë e kanë të qartë se cfarë po ndodh: shanset që Luca Modric të kalojë tek Inter janë fare pak, për të mos thënë aspak.

Mesfushori kroat provoi të diktonte transferimin, duke shfaqur vullnetin e tij dukshëm për tu transferuar në Milano. Nga pikëpamja e kontratës, akordi me Inter ishte arritur: 4 vjet nga 10 milionë neto me mundësinë edhe për dy vjet të tjera në Kinë tek Jiangsu Suning. Por për momentin kaq nuk ka mjaftuar, as thirrja e vazhdueshme e miqve kroatë zikaltër: Florentino Perez nuk ndryshon mendje.

Presidenti madrilen nuk do të japë idenë e shpartallimit të skuadrës, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Por mbi të gjitha, ajo që i është thënë edhe Modric është se numri 1 i klubit nuk e konsideron të mjaftueshme ofertën e Inter: 15 milionë për huazimin, e të drejtën e blerjes të fiksuar për 35.

Me shumë mundësi, me një ofertë më të fortë tratativa do të ishte zhbllokuar, por nëse të hënën Modric do të shfaqet në listën e të grumbulluarve për transfertën e Tallin për të luajtur Superkupën Europiane, do të thotë se Real fitoi: Modric do të qendrojë në Madrid, për të paktën një tjetër vit me premtimin për një rinovim që do ta bëjë të paguhet sa Sergio Ramos (10 milionë). Nuk është i lumtur për këtë zgjidhje, por për momentin duhet të kënaqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *